Ndërroi jetë poeti i njohur shqiptarë

Nga Class• 4 October 2026

Ndërroi jetë poeti i njohur shqiptarë

Ndërron jetë poeti tetovar Eroll Veliu, në moshën 67-vjeçare

Komuniteti letrar dhe kulturor i Tetovës është përballur sot me lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të poetit tetovar Eroll Veliu, në moshën 67-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur shkrimtari dhe miku i tij i fëmijërisë,

 Sulejman Mehazi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të tij.

“Lamtumirë miku im Erol Veliu në botën e përtejme! Sot ndërroi jetë poeti tetovar Erol Veliu. Zoti të mëshiroftë me xhenet, o shoku im i mëhallës!”, ka shkruar Mehazi.

Një jetë e përkushtuar arsimit dhe poezisë

Eroll Veliu lindi në Tetovë në vitin 1959. Studimet për mësuesi i kreu në Fakultetin Pedagogjik në Shkup, ndërsa gjatë jetës së tij profesionale dhe krijuese iu përkushtua arsimit dhe letërsisë.

Veliu ishte i angazhuar në jetën kulturore të Tetovës dhe përmes krijimtarisë së tij poetike kontribuoi në pasurimin e jetës letrare lokale.

Ai do të kujtohet nga bashkëqytetarët dhe dashamirësit e kulturës si një arsimtar i përkushtuar dhe poet i ndjeshëm, i cili e kultivoi me përkushtim fjalën e shkruar dhe pjesëmarrjen në jetën kulturore të qytetit.

Me ndarjen e tij nga jeta, Tetova humb një prej zërave të saj në jetën letrare e kulturore, ndërsa familjarët, miqtë, kolegët dhe artdashësit ndajnë dhimbjen për këtë humbje.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Eroll Veliun.