Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti i njohur shqiptar, reagon me pikëllim artisti

Nga Class• 26 November 2026

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti i njohur

Skena muzikore në Kosovë ka humbur një nga emrat e rëndësishëm të saj.

Producenti dhe artisti Ilir Osmani, i njohur me emrin artistik IlirOs

, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur kolegët e artistit përmes rrjeteve sociale,

 duke kujtuar kontributin e tij ndër vite në muzikën kosovare.

Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe kantautori Genc Salihu, i cili ka publikuar një fotografi të artistit, të shoqëruar me një mesazh përkujtimor.

“Nji prej artistëve ma të randësishëm muzikorë në KS në 2 dekadat e fundit”, ka shkruar Salihu në InstaStory.

IlirOs ishte një nga figurat e rëndësishme të kulturës urbane në Kosovë, duke dhënë kontribut në zhvillimin dhe formësimin e skenës muzikore, veçanërisht të zhanrit hip-hop.

U prehsh në paqe IlirOs!