Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Ramazan Bogdani, një prej figurave të respektuara të artit shqiptar,
ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 92 vjeçare.
Lajmin e trishtë e jep komuniteti tiranas dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë,
mes dhimbjes për ikjen e akademikut dhe ish-balerinit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Prof. dr. Ramazan H. Bogdani lindi në Tiranë në vitin 1933. Ai kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” (1948–1952), vijoi më pas në Institutin Pedagogjik dyvjeçar “Aleksandër Xhuvani” dhe përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në degën e Etnografisë.
Veprimtarinë e tij artistike e nisi që në moshë të re. Nga viti 1950 deri në vitin 1967 punoi si valltar solist dhe koreograf në Filarmoninë Shqiptare dhe në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e artit skenik shqiptar.
Grupi përfaqësoi me dinjitet kulturën shqiptare në skenat ndërkombëtare, duke u vlerësuar me dhjetëra çmime dhe vlerësime në turnetë dhe festivalet e zhvilluara jashtë vendit.

Më të Lexuarat

LAJME
Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës (EMRI)

LAJME
Dënimi i Thaçit/ Reagon Qeveria e Kosovës, ja qëndrimi zyrtar për vendimin

LAJME
LIGJI I RI/ Siguracioni i makinës do të vlejë edhe 15 ditë pas skadimit! Por nëse bën aksident, duhet të paguash gjithë vitin tjetër
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar
Ramazan Bogdani, një prej figurave të respektuara të artit shqiptar, ka ndërruar jetë këtë të hënë n&eu...

LAJME
Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës (EMRI)

LAJME
Dënimi i Thaçit/ Reagon Qeveria e Kosovës, ja qëndrimi zyrtar për vendimin

LAJME