Momenti i frikshëm, “hapet toka” pranë qendrës tregtare dhe përpin kamionin (Video)

Nga Class• 24 November 2026

Momenti i frikshëm, “hapet toka” pranë qendrës

Një incident i pazakontë është regjistruar në Ankara të Turqisë, ku toka në një parkim të jashtëm

të një qendre tregtare është shembur papritur, duke krijuar një gropë të madhe

 në të cilën ka përfunduar një kamion transporti dheu.

Ngjarja ndodhi në qendrën tregtare Acity, në zonën e Yenimahalle.

Si pasojë e shembjes së asfaltit, kamioni ra brenda gropës, ndërsa drejtuesi i mjetit mbeti i bllokuar në kabinë.

Shoferi u nxor nga mjeti me ndihmën e një eskavatori, ndërsa fatmirësisht u bë e mundur shpëtimi i tij.

Pas incidentit, drejtuesit e qendrës tregtare morën masa sigurie për të shmangur rrezikun për qytetarët. Ndërkohë, ekipet e specializuara nisën punën për nxjerrjen e kamionit nga gropa e krijuar pas shembjes së tokës.