Momente intime në BBVK 5/ Çifti “harron” kamerat, pamjet marrin vëmendjen! (Video)

Nga Class• 26 November 2026

Momente intime në BBVK 5/ Çifti “harron” kamerat, pamjet

Valdeti dhe Valdrina kanë tërhequr sërish vëmendjen me afrimitetin e tyre brenda

 shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”.

Këtë herë, çifti ka zgjedhur të largohet nga banorët e tjerë për të kaluar

disa momente romantike së bashku në vaskën e shtëpisë.

Teksa shijonin një banjë të ngrohtë me shkumë, dyshja është shfaqur duke

shkëmbyer përkëdhelje dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pavarësisht pranisë së kamerave, Valdeti dhe Valdrina nuk kanë ngurruar të ndajnë këto momente personale me publikun.

Afrimiteti i çiftit vazhdon të marrë vëmendje, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë në vazhdim qëndrimi i tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë.