Mjeti përplas një djalë të ri në Korçë, transportohet në gjendje të rëndë në spital
Nga Class•
7 October 2026

KORÇË, 7 Tetor 2026 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të
fshatit Bulgarec në Korçë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 18-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, i riu i plagosur është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës,
ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



