“Më thanë je në rrezik prej miqësisë me Soros dhe të birin”, Rama në Dublin flet për investimin e Jared Kushner në Sazan: Jemi ende duke negociuar

Nga Class• 12 November 2026

“Më thanë je në rrezik prej miqësisë me Soros dhe

Nga Dublini ku është ftuar për të folur për udhëtimin Europian të Shqipërisë,

kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te Jared Kushner, duke theksuar

se ka marrë trajtim të ndryshëm nga investitorët e tjerë lidhur me projektin e ishullit të Sazanit.

Kryeministri tha se në Shqipëri janë të mirëpritur të gjithë amerikanët, ndërsa përmendi

dhe sulmet e bëra ndaj tij ku i thuhej se ishte rrezik pasi Trump u kthye në krye të SHBA-së, për shkak të miqësisë së tij me George Soros.

“Si shqiptarë, kam përshtypjen që irlandezët janë shumë të ngjashëm me shqiptarët, nuk jemi francezë. Jemi kokëfortë. Francezët janë fleksibël. Mund të krenohemi që nuk jemi kaq të sofistikuar që të themi të vërtetat për interesat e përditshme. Kur u zgjodh Trump më thanë që isha në rrezik, se jam mik me Soros dhe me të birin dhe është shumë e vërtetë. Nuk testoj miqësinë me miqtë që i kam për një kohë të gjatë.

Ka dhe diçka tjetër, kur takova Jared Kushner dhe bëmë bisedën e parë e ardhmja e Trump nuk ishte e qartë. Ishte një kandidat për të shkuar në burg. Pashë një amerikan që donte të bënte diçka në vendin tim, duke qenë se Shqipëria është shumë mikpritëse qoftë ky biri i Soros dhe dhëndri i Trump, urrej këtë logjikë se vij nga komunizmi ku të ishe djali i dikujt apo dhëndri i dikujt mund të të çonte në burg apo mund të ngrinte lart.

I gjykoj gjërat sipas meritës. Kur bëhet fjalë për këtë projekt nuk ka asgjë për të fshehur apo pasur frikë veçse të qenit krenar. Të bërit diçka transformuese dhe për të gjetur një destinacion ku zhvillim dhe mbrojtja e natyrës nuk janë domosdoshmërisht kundërshtuese por përplotësuese. Bota mund të hidhet përpjetë për shkak të urrejtjes keqinformimit, por faktet janë fakte. Thjeshte fakte. Përmes fakteve do e shihni që Jared Kushner nuk ka marrë asnjë trajtim ndryshe nga investuesit e tjerë lokalë e ndërkombëtarë. Nuk ka probleme me koncesion, jemi ende duke negociuar. Pala jonë në pozicionin ku publiku shqiptar mendon se duhet të jetë aktor në proces. 8% e ishullit mund të ndërtohet. Për pjesën tjetër nuk paraqitur asnjë problem, sepse qeveria shqiptarë ka qenë rigoroze për të kërkuar një projekt simbol në Europë. Jo spekulim që e lidh imagjinatën kolektive me një zhvillim të pamendueshëm amerikan. Ajo që shqetësohem si të bëjë më të mirën në vendin tim.

Si çdo investim të mbështetet në parimet dhe kufijtë ligjorë që i detyrojnë të gjithë ti përmbushin ato. Kur vjen fjala të gjykosh njerëzit si të ndershëm apo korruptuar përcaktohen nga ligji jo nga gjykata publike, sheshi publik. Jam më i gjatë se Trump, por Shqipëria është më e vogël se SHBA. Edhe pse jam më i gjatë nuk tregoj me gisht apo emra një gjë apo tjetër. E kam parë një herë këtë film. Gjithkush ka përgjegjësinë e vet dhe çdo rast duhet këqyrur përmes fakteve, jetojmë në një botë ku po humb pikënisjen”, shtoi Rama.