Mbyllet emisioni i Luiz Ejllit, shkak protestat: Çfarë thotë njoftimi zyrtar

Emisioni “Live me Luizin”, i drejtuar nga Luiz Ejlli në Top Channel, nuk do të transmetohet
mbrëmjen e sotme, për shkak të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe vëmendjes
që televizioni do t’u kushtojë atyre.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e emisionit dhe nga Top Channel.
“Për shkak të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe rëndësisë së lartë të tyre për interesin publik, emisioni ‘Live me Luizin’ nuk do të transmetohet mbrëmjen e sotme”, thuhet në njoftim.
Në fashën e parashikuar për emisionin e Luiz Ejllit, Top Channel do të transmetojë një edicion special të “Top Story” me Grida Dumën, i cili do t’u kushtohet ngjarjeve aktuale, zhvillimeve të fundit dhe analizës së situatës në vend.
Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për anulimin e transmetimit të kësaj jave dhe jo për mbylljen përfundimtare të programit.
“‘Live me Luizin’ do të rikthehet javën e ardhshme në Top Channel”, përfundon njoftimi zyrtar.
Më të Lexuarat

LAJME
"O hale e qelbur"/ Ish-zv.ministri i Ramës debat me Taulant Ballën në FB: Vemje, ti nuk ekzistoje fare

LAJME
Rruhet me dy policë, si me qenë kriminel i rrezikshëm - Klevi Metaj rrëfen me pranga nga shtrati i spitalit përballjen me 6 policët

LAJME
E RËNDË/ Shqiptari gjendet i pajetë para klubit të natës në Itali! Kishte plagë në fytyrë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
🔴 “NUK DO TA BESONI ÇFARË VENDOSI GJYKATA!”/ 5 të rinjtë e arrestuar gjatë protestës në Tiranë marrin masën e sigurisë, Këlliçi shpërthen me akuza të forta!
Gjykata ka marrë vendimin për pesë të rinjtë e ndaluar gjatë protestave të fundit në Tiranë, duke caktuar ndaj tyr...

LAJME
"O hale e qelbur"/ Ish-zv.ministri i Ramës debat me Taulant Ballën në FB: Vemje, ti nuk ekzistoje fare

LAJME
Rruhet me dy policë, si me qenë kriminel i rrezikshëm - Klevi Metaj rrëfen me pranga nga shtrati i spitalit përballjen me 6 policët

LAJME