Mbeti e plagosur rëndë gjatë përleshjes me policinë, mësohet gjendja e Eva Pangos

Nga Class• 21 October 2026

Mbeti e plagosur rëndë gjatë përleshjes me policinë,

Evanthi Pango ishte një nga protestueset e plagosura rëndë nga përplasja e dhunshme

mes studentëve dhe policisë që ka përfshirë vendin në ditën e nëntë.

Me plagë në ballë, ajo u dërgua në spital në fillim të protestave (15 tetor),

ndërsa ka reaguar për herë të parë duke treguar se është në gjendje të mirë dhe se më e keqja ka kaluar.

E reja do të duhet të qëndrojë edhe për disa ditë në spital, sipas udhëzimit të mjekëve.

“Miq dhe dashamirës, kam marrë pafund mesazhe nga ju, por ende nuk kam mundësi t’ju përgjigjem. Unë jam mirë dhe më e keqja ka kaluar. Vijoj të jem ende në spital edhe për pak ditë. Çfarë nuk na vret na bën më të fortë. Do ja dalim. Ju dua Eva”, shkruan ajo.