Luizi i drejtohet djalit të Shpat Kasapit ne njëvjetorin e ndarjes nga jeta (FOTO)

Sot, më 26 nëntor, është bërë një vit nga ndarja e parakohshme
nga jeta e këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi.
Në këtë përvjetor nuk kanë munguar dedikimet nga familjarët,
miqtë dhe kolegët e artistit, ndërsa një mesazh të veçantë ka ndarë edhe këngëtari Luiz Ejlli.
Përmes një postimi në Instagram, Luizi ka publikuar një fotografi familjare, duke ia kushtuar mesazhin e tij djalit të Shpatit, Roelit, dhe Selvijes.
“1 vit nga largimi i Shpat Kasapit, si prind mendja më shkon te Roeli i vogël. Një fëmijë që, përveç sfidave që përballon çdo ditë për shkak të situatës shëndetësore, tani po rritet edhe me mungesën e babait.
Uroj me gjithë zemër që jeta të tregohet e butë me ty, Roel! Qofsh gjithmonë i rrethuar nga dashuria, kujdesi dhe mirësia e njerëzve.
Zoti të dhëntë ty dhe mamit tënd gjithë forcën e botës”, ka shkruar Luizi.
Kujtojmë se Shpat Kasapi u nda nga jeta më 26 nëntor të vitit 2025, në moshën 40-vjeçare, pas një arresti kardiak gjatë qëndrimit në Itali.
Ndërkohë, familja e artistit ka njoftuar se më 29 nëntor do të organizohet një mbrëmje përkujtimore, kushtuar jetës dhe veprës së tij artistike.
Më të Lexuarat

LAJME
Babai i Rita Orës publikon fotot e rralla nga fëmijëria e këngëtares, dedikimi i tij prek rrjetin (FOTO)

LAJME
Gjykata e Apelit zbardh vrasjen e Liridona Ademajt: Murseli e mbajti për krahu që të qëllohej saktë

LAJME
Ngjarja makabre/ U shtir si person me aftësi të kufizuara për të joshur 36-vjeçaren, më pas e vrau dhe i hodhi trupin në kanal (Video)
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
“Pas disa ditësh ndryshoj mbiemrin”/ Jori Delli konfirmon martesën, ja çfarë zbulon (FOTO)
Një dasmë duket se është në horizont për modelen shqiptare Jori Delli dhe reperin italian Fred De Palma. Pas disa vitesh s&...

LAJME
Babai i Rita Orës publikon fotot e rralla nga fëmijëria e këngëtares, dedikimi i tij prek rrjetin (FOTO)

LAJME
Gjykata e Apelit zbardh vrasjen e Liridona Ademajt: Murseli e mbajti për krahu që të qëllohej saktë

LAJME