Lajmi i trishtë! Ish-ushtaraku që jetoi mes uniformës dhe ngjyrave, ndahet nga jeta piktori i madh shqiptar

Robert Përmeti, ish-ushtarak dhe piktor i njohur, është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje
të rëndë dhe të gjatë. Lajmin e trishtë e jep botuesi Fatmir Tooçi, i cili thotë se me vdekjen e Përmetit,
arti shqiptar humbi një prej piktorëve të tij të njohur.
Toçi shkruan se Roberti kishte një rrugëtim të veçantë, sepse për shumë vite i shërbeu vendit
në uniformën ushtarake, por shpirti i tij kishte zgjedhur edhe një tjetër mision: artin, pikturën, komunikimin me botën përmes ngjyrave dhe formave.
“Ai ishte nga ata njerëz që nuk e braktisin kurrë pasionin e tyre, pavarësisht angazhimeve dhe rrugëtimit profesional”, shkruan botuesi Fatmir Toçi.
“Kam pasur kënaqësinë ta njoh nga afër dhe ta kem disa herë pjesë të veprimtarive artistike që organizojmë në Tiranë dhe në vende të ndryshme të Shqipërisë e jashtë saj, përmes kolonive të piktorëve të Institutit të Librit dhe të Promocionit (ILP).
Në këto takime, ai ishte jo vetëm një pjesëmarrës dhe krijues, por edhe një prej atyre artistëve që me praninë, përvojën dhe pasionin e tyre i japin vlerë e frymë veprimtarive të tilla.
Pjesëmarrja e tij në këto koloni ishte një dëshmi tjetër e dashurisë së madhe për pikturën dhe e dëshirës për të qenë mes kolegëve, për të ndarë përvoja, emocione dhe përjetime artistike. Do ta kujtoj si një njeri që e kishte bërë artin pjesë të pandashme të jetës së vet”, vijon mesazhi i tij.
Më të Lexuarat

LAJME
ME VIDEO/ Saimir Tahiri publikon PËRGJIMIN e fortë që trondit të gjithë: Presidenti e ka 01, 02 e ka Kryeministri...

LAJME
Keni fatura dritash të papaguara? Ministri jep lajmin

LAJME
Ak*zat se mori 500 mijë euro nga Agron Shehaj për ta bërë deputet, Lulzim Basha i jep përgjigjen e fortë Taulant Ballës
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Lajmi i trishtë! Ish-ushtaraku që jetoi mes uniformës dhe ngjyrave, ndahet nga jeta piktori i madh shqiptar

LAJME
ME VIDEO/ Saimir Tahiri publikon PËRGJIMIN e fortë që trondit të gjithë: Presidenti e ka 01, 02 e ka Kryeministri...

LAJME
Keni fatura dritash të papaguara? Ministri jep lajmin

LAJME