LAJME / E Hënë 29 Qershor 2026, 22:10

Zyrtarja e lartë e BE-së ben deklaraten para Kryeministrisë, sapo zbardhi mesazhin qe i ka derguar Rama

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus mori pjesë në protestën e 30-të të zhvilluar para Kryeministrisë, ku shprehu mbështetjen e saj për qytetarët shqiptarë dhe foli për mbrojtjen e natyrës, procesin e integrimit europian dhe një komunikim që, sipas saj, ka pasur me kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e saj, Paulus përgëzoi protestuesit për qëndresën, duke theksuar se pasuritë natyrore të Shqipërisë nuk duhet të shkatërrohen për interesa private dhe se zëri i qytetarëve do të përcillet në institucionet europiane.

“Natyra shqiptare është shumë e bukur dhe e mrekullueshme dhe është kaq bukur t’ju shoh që luftoni për natyrën, për flamengot dhe kundër oligarkëve që duan të shkatërrojnë atë natyrë. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në këtë betejë dhe do përcjellim zërin tuaj në Bruksel dhe do themi se Shqipëria nuk është në shitje, natyra nuk është në shitje!” u shpreh Paulus.

Eurodeputetja deklaroi më tej se, sipas saj, nëse Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, qeveria duhet të ndryshojë ligjet që, sipas saj, favorizojnë interesa të ngushta ekonomike.

“Po luftoni për vendin tuaj, por edhe për të drejtat tuaja, për t’u dëgjuar. Sepse kjo është në ligjet evropiane. Nëse Shqipëria do bashkohet me BE, që ju e meritoni kaq shumë, atëherë qeveria juaj duhet të ndryshojë ligjin, duhet të heqë ligjin që kanë ndryshuar për miliarderët dhe që nuk e bënë për të mirën e shqiptarëve, por vetëm për xhepat e tyre dhe miqtë e tyre! Faleminderit për këtë protestë edhe pse qeveria kërkon t’ju intimidojë dhe t’ju largojë nga të drejtat tuaja.”

Në fund të fjalës së saj, Paulus deklaroi se kishte marrë një email nga kryeministri Edi Rama, përmes të cilit, sipas saj, i ishte kërkuar të mos mbështeste një amendament në Parlamentin Europian. Ajo tha se amendamenti u votua pavarësisht kësaj kërkese.

“Tineke e përmendi rezolutën duke kërkuar moratorium. Unë mora email nga Edi Rama duke më thënë të mos votoj për një amendament, por sigurisht ne votuam për atë amendament sepse ligji evropian duhet të jetë në fuqi dhe ai nuk është për shitje po ashtu! Vijoni betejën tuaj, do bëjmë më të mirën për të mbështetur luftën tuaj në Bruksel. Shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre.”-përfundoi ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE