LAJME / E Shtunë 19 Gusht 2023, 16:04

Zjarr me përmasa gjigante në Himarë, rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e djeshme dhe vijon të jetë aktiv edhe ditën e sotme në fshatin Pilur të bashkisë së Himarës. Zjarri ka rrezikuar banesat duke ju afruar shumë afër. Janë djegur dhe vijojnë të digjen rreth 70 hektarë me kullota.

Ndërkohë në terren ndodhen zjarrëfikësit e Himarës të ndihmuar dhe nga një helikopter, po ashtu ditën e sotme kanë ardhur në ndihmë edhe 40 ushtar të FA.

Situata vijon të jetë e rënduar pasi zjarri i ndihmuar dhe nga era përparon në të gjithë zonën.