LAJME / E Mërkurë 1 Nëntor 2023, 13:01

Zhduken dy fëmijë në Tiranë, policia i gjen pas disa orësh

Dy fëmijë të mitur të moshës 8 dhe 10-vjeç u raportuan të humbur mbrëmjen e së martës.

Kallëzimi u bë në polici nga prindërit e tyre shtetasit M. K., 41 vjeçe, dhe B. Z., 53 vjeç, të cilët raportuan largimin nga banesa të dy fëmnijëve.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se të miturit u gjetën pas disa orësh në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit M. K., 41 vjeçe, dhe B. Z., 53 vjeç, të cilët kanë kallëzuar se janë larguar nga banesa dy fëmijët e tyre të mitur të moshave 10 dhe 8 vjeç. Dy të miturit, janë kthyer te prindërit e tyre pas disa orësh, në gjendje të mirë shëndetësore, njofton policia.