LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 16:04

Zbulohen lidhjet mes të plagosurve në Podujevë – Ja çfarë janë ndërmjet vete

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me incidentin e rëndë me armë zjarri që tronditi mesditën e sotme qytetin e Podujevës.

Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline, katër personat e plagosur në këtë ngjarje janë në lidhje familjare, konkretisht dajë dhe nipa.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Më herët, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se të katër të plagosurit janë të moshës së mesme dhe se gjendja e tyre është e rëndë, por stabile, ndërsa po u nënshtrohen ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE