
Mëngjesi i së martës rezultoi tragjik për 24-vjeçaren Rea Raka, e cila humbi jetën si pasojë e një vetaksidenti në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në afërsi të Komoranit.
Në këtë aksident u lënduan edhe tre persona të tjerë. Sipas informacioneve, të gjithë ishin familjarë dhe po ktheheshin nga Aeroporti i Tiranës në momentin kur ndodhi aksidenti, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Aksidenti tragjik në Bllacë-Shkup
Një rast pothuajse i ngjashëm ndodhi edhe të dielën që shkoi. Tre kosovarë humbën jetën tragjikisht pak pasi ishin nisur nga Aeroporti i Shkupit.
Ata u gjetën pajetë brenda automjetit me targa gjermane, e cila u has në rrugën Bllacë-Shkup.
Sot, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur ditë zie me rastin e ndarjes nga jeta të tre shtetasve kosovare në mënyrë tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
