LAJME / E Enjte 28 Shtator 2023, 01:01

Zbulimi i vrasësve me pagesë, kush është i penduari i drejtësisë që zbërtheu bandat

Një megaoperacion i policisë ka zbardhur të paktën 5 ngjarje të rënda kriminale, përfshirë atentate me tritol.

Zbardhja e ngjarjeve kriminale është bërë e mundur falë dëshmitarit të drejtësisë, Artan alias Marjus Tafani i arrestuar pak kohë më parë në Tiranë për grabitjen e 30 mijë eurove në një pikë këmbimi valutor.

Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now se bëhet fjalë për  një grup vrasësish me pagesë që janë të financuar nga një emër i njohur i botës së krimit dhe që janë dekonspiruar nga i penduari i drejtësisë.

Artan Tafani u arrestua në muajin qershor pasi grabiti një pikë të këmbimit valutor në Unazën e Re ndërsa ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë duke zbardhur disa krime të rënda të ndodhura në Greqi, Elbasan dhe Tiranë.