
Përplasja e madhe mes artistëve shqiptarë dhe shtëpisë diskografike “ONIMA” pas sulmit nga Gjesti, po merr përmasa gjithnjë e më të ashpra.
Pasi pronari i kompanisë, Erkand Shabani, publikoi listën e emrave të njohur që ka denoncuar në organet kompetente për nxitje të dhunës, nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e parë direkte.
Xheneta Fetahu, e cila ishte pjesë e kësaj liste të “zezë”, ka zgjedhur të reagojë publikisht duke mos treguar asnjë shenjë frike apo tërheqjeje.
Përmes një fotografie të postuar në Instastory, ku shfaqet mjaft e qetë, ish-banorja e BBVK i është drejtuar Shabanit me një gjuhë plot sarkazëm dhe ironi. Ajo theksoi se e gjithë kjo situatë po kthehet në një dramë të ekzagjeruar, duke e sfiduar hapur që ta çojë çështjen përpara.
“Wow, na frikësove shumë. Me këtë dramë duket sikur po hapet gjyqi i shekullit, jo një story në Instagram. Mos u kurse – çoje deri në gjykatat më të mëdhaja,” – ka shkruar Xheneta, duke lënë të kuptohet se paditë e tij nuk kanë asnjë peshë për të.
Por, goditja e vërtetë erdhi në fund të postimit të saj. Xheneta nuk u mjaftua vetëm me ironinë për gjyqet, por lëshoi një akuzë të rëndë që prek drejtpërdrejt marrëdhëniet e punës brenda kompanisë. Ajo i bëri thirrje publike Erkand Shabanit që të shlyejë detyrimet ndaj stafit të tij.
“Paguaj të paktën punëtorët se boll djersë hëngre,” – ishin fjalët e saj përmbyllëse, duke ngritur hije të reja dyshimi mbi mënyrën e funksionimit të ONIMA-s dhe duke i hedhur edhe më shumë benzinë këtij debati të ndezur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
