LAJME / E Enjte 12 Tetor 2023, 14:02

Wanda Nara sfidon leuçeminë përmes 'Dancing with the Stars': Ja e vërteta për sëmundjen time

Nuk është periudha më e mirë e jetës së saj, megjithatë Wanda Nara po gjen forcën për të reaguar dhe për të provuar veten edhe një herë.

Gruaja e Mauro Icardit, në një intervistë dhënë të përjavshmes "Oggi", flet për jetën e saj në stad: nga frika e sëmundjes, tek dashuria për fëmijët e saj dhe për sulmuesin e Galatasaray, Mauro Icardi.

Wanda Nara, pasi u shoqërua për disa vite nga Milly Carlucci, më në fund vendosi të përmbushë dëshirat e produksionit. Ajo do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të "Dancing with the Stars", që do të transmetohet në "RaiUno" duke filluar nga 21 tetori.

“Dr. Pavlovsky po më ndjek nga Buenos Aires, – pranon ajo, – më drejton se çfarë mund dhe nuk mund të bëj. Stërvitja, gara dhe sforcimi fizik janë të gjitha gjërat që trupi im mund t’i përballojë.

Dëshira ime është t’u dërgoj një mesazh fëmijëve të mi: Shpresoj që ata të kuptojnë se nëna e tyre është e pathyeshme. Unë po i mësoj fëmijët e mi të jenë të fortë.

Nëse nuk të shohin të gozhduar në një shtrat spitali, ata mendojnë se je mirë. Por ata nuk e dinë frikën që ndjej kur ndaloj”.