LAJME / E Enjte 28 Shtator 2023, 18:06

Vritet me thikë 19-vjeçari nga Kosova në kufirin Serbi-Kroaci

Një 19-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën të martën pas një sulmi me thikë në zonën e Batrovcit në Serbi, pranë kufirit me Kroacinë.

Mediat e Kosovës bëjë me dije se viktima ishte me një shok të tij në kohën kur u sulmuan nga një grup emigrantësh që fillimisht tentuan t’i grabisnin të dy.

19-vjeçari dyshohet të jetë vrarë me thikë nga një emigrant nga Afganistani, për të cilin raportohet se është në kërkim nga policia e Serbisë.

Të dy ishin duke shkuar ilegalisht në Gjermani dhe ngjarja ka ndodhur pas kthimit të tyre nga autoritetet kroate në Serbi, raporton KlanKosova.