LAJME / E Mërkurë 27 Shtator 2023, 21:09

Vrasja në Dukagjin, RENEA dhe drejtues të lartë të policisë nisen drejt vendit të ngjarjes

Pas atentatit në Dukagjin, në drejtim vendit të ngjarjes janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe

FNSh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve

të Rënda me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.