LAJME / E Premte 12 Janar 2024, 14:02

Vodhi automjetin në parkingun e firmës ku punonte dhe e shiti, e pëson keq 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit me akuzën e vjedhjes së një automjeti, në parkingun e firmës ku punonte, dhe më pas e ka shitur atë.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 42 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 09.01.2024, kur ka qenë i punësuar ekonomist në një firmë për përpunimin e betonit, ka vjedhur një automjet të parkuar në parkingun e kësaj firme dhe më pas e ka shitur atë.