
VLORË- Policia ka shoqëruar dy të rinj, të cilët akuzohen për vjedhjen e një automjeti në Vlorë.
Automjeti është vjedhur ditën e sotme në afërsi të “Plazhit të Ri” në Vlorë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të gjetur rolin që kanë pasur dy të rinjtë në vjedhjen e makinës.
