LAJME / E Hënë 3 Gusht 2026, 14:02

Vjen nje lajm shume i keq per te gjithe qytetaret shqiptare

Mbushja e depozitës së makinës kushton sot më shumë se vetëm një javë më parë. Në shumë pika karburanti, nafta është rritur nga rreth 204 lekë në 214 lekë për litër, ndërsa edhe benzina ka ndjekur të njëjtën prirje.

“Brenda vetëm pak ditësh, çmimi i naftës është rritur me rreth 10 lekë për litër. Për drejtuesit e mjeteve kjo do të thotë më shumë shpenzime në çdo furnizim, ndërsa për bizneset e transportit rritje të kostove që, në shumë raste, përfundojnë duke u reflektuar edhe te çmimet që paguajnë konsumatorët.”

Edhe pse bëhet fjalë për një rritje prej 10 lekësh për litër, ndikimi është i ndjeshëm për drejtuesit që përdorin automjetin çdo ditë.

Për një depozitë mesatare prej 50 litrave, kostoja shtesë arrin në rreth 500 lekë krahasuar me një javë më parë.

Sa i përket naftës çmimi aktual për litër ka pësuar një rritje me afro 38 lekë krahasuar me ccmimin e lënë në fuqi nga Bordi para se të shkrihej.

Edhe ne Kosove, nafta është shtrenjtuar sërish. Sipas njoftimit të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar i naftës për sot është 1.77 euro për litër, apo 3 centë më shtrenjtë se ne Korrik.

Ndërkaq benzina 1,51euro. Çmimi i ri hyn në fuqi nga data 01.08.2026 dhe do të vlejë deri në publikimin e vendimit të radhës nga autoritetet kompetente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE