LAJME / E Enjte 2 Nëntor 2023, 12:12

Vjedhja e banesës në Lezhë iu mbeti në tentativë, autorët qëllojnë me grusht pronarin e banesës dhe largohen

Një vjedhje e mbetur në tentativë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Mërqi të Lezhës.

 

Policia njofton se ka qenë ora 10:00 kur 52-vjeçari me iniciale P.N. ka gjetur në banesën e tij 2 persona që dyshohet se kishin hyrë për të vjedhur, të cilët sapo kanë parë atë kanë tentuar të largohen.

Gjatë largimit, kanë goditur me grusht 52-vjeçarin dhe nuk kanë mundur që të vjedhin asgjë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti./tvklan.al