
Këto janë pamjet e vjedhjes së një supermarketi në një prej bulevardeve kryesore të qytetit të Korçës.
Kamerat e sigurisë së biznesit kanë fiksuar një të ri teksa hyn brenda ambienteve për të vjedhur. Siç duket edhe në video, ai është i pamaskuar ndërsa drejtohet për në kasë me qëllim marrjen e xhiros ditore deri në ato momente. Punonjëset e supermarketit thanë para oficerëve të policisë se autori i ka kërcënuar me një thikë dhe ato kanë qenë të detyruara që t’ia jepnin paratë.
Bëhet e ditur se i riu ka arritur që të marrë një shumë prej 100 mijë lekësh nga biznesi. Uniformat blu të Korçës bënë sekuestrimin e kamerave dhe mundën që ta identifikonin autorin të cilin e vendosën në pranga.
