
Një video që është bërë virale në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të forta, pasi tregon një fëmijë të lënë vetëm në një rrugicë të errët nga prindërit e tij, të cilët e konsideronin veprimin si një “shaka”.
Në pamje shihet se prindërit largohen, ndërsa fëmija mbetet vetëm, i frikësuar dhe duke parë përreth në panik. Pak çaste më vonë dëgjohen lehje qensh nga pas, gjë që e shton edhe më shumë frikën e tij.
Ndërsa prindërit duket se e shohin situatën si argëtim, ekspertët paralajmërojnë se veprime të tilla mund të shkaktojnë trauma serioze psikologjike tek fëmijët.
video – https://www.instagram.com/1anne1ebe/reel/DXHNsNdigbt/
Pas publikimit të videos, mijëra përdorues në rrjetet sociale dënuan sjelljen e prindërve, duke komentuar se “kjo nuk është shaka”, “me fëmijët nuk bëhen eksperimente të tilla” dhe “ky është dëm psikologjik”.
Specialistët theksojnë se prindërit duhet të tregojnë kujdes maksimal në mënyrën se si sillen me fëmijët e tyre, pasi shakatë e bazuara në frikë mund të lënë pasoja afatgjata në zhvillimin emocional dhe psikologjik të tyre.
Ngjarja ka hapur debat të gjerë në rrjet, ku shumë njerëz pyesin nëse një veprim i tillë mund të konsiderohet thjesht një shaka apo përbën një formë të abuzimit psikologjik ndaj fëmijës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
