LAJME / E Martë 14 Shtator 2021, 21:09

VIDEO/ Dera e bllokuar e Benzit, himni ulur dhe “injorimi” i dorës së Ramës: “Gafat” e vizitës së Merkel në Tiranë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur paraditen e sotme në Shqipëri, shkruan neësbomb.al. Rreth orës 10.00 avioni i saj është ulur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Në Rinas Merkel u prit nga shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka, ndërsa në Pallatin e Brigadave ishte vetë Edi Rama. Gjatë ceremonisë zyrtare pati dhe tre momente që nuk shkuan siç duhet, të cilat ne po ua sjellim më poshtë.

1-Sapo mbërriti në Pallatin e Brigadave, përmes pamjeve të drejtpërdrejta u pa se truproja tentoi tre herë të hapte derën e Mercedesit të kancelares, por ajo ishte bllokuar.

2-Menjëherë sapo doli nga makina, Merkel u takua me kryeministrin Rama i cili prej disa minutash priste në këmbë. Kreu i qeverisë shqiptare i zgjati dorën ta takonte kancelaren gjemane, ndërsa ajo duke qeshur e përshëndeti me grusht.

3-Të dy iu drejtuan më pas trupës së Gardës së Republikës, ku u zhvillua ceremonia zyrtare. Ajo që ra në sy ishte se për herë të parë himni degjohet ulur nga dy personalitetet.

– Cila ishte arsyeja që lidhet me dëgjimin e himnit ulur? Neësbomb.al mëson se kancelarja Angela Merkel për shkak se është e sëmurë, kudo që shkon kërkon karrige për t’u ulur. Po ashtu, ulur qëndroi dhe kryeministri Rama.

E njejta gjë ndodhi dhe në Serbi, ku Merkel ishte dje. Shefja “de facto” e Europës qëndronte ulur në karrige, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç qëndroi në këmbë.