LAJME / E Premte 18 Gusht 2023, 13:01

Vendimi skandaloz, shpallet i pafajshëm se e ngacmoi sek'sualisht më pak se 10 sekonda(!) VIDEO

E preku, bëri veprim të pahijshëm, por nuk zgjati 10 sekonda ndaj nuk quhet dhe është i pafajshëm.

Në Itali ka bërë bujë vendimi i shpallur nga një gjykatës i cili vendosi se prekja e padëshiruar që zgjat më pak se 10 sekonda nuk përbën ngacmim seksual.

Burrat dhe gratë italiane po marrin pjesë aktive në mediat sociale, duke postuar video në shenjë proteste pas vendimit të diskutueshëm të gjyqtarit.

Ky vendim çoi në lirimin e një trajneri 66-vjeçar, i cili pranoi se prekte dhe përkëdhelte një nxënëse, por pretendoi se e bëri këtë për shaka.

Sipas vendimit të gjykatës, kujdestari "ngacmoi për një kohë të shkurtër adoleshenten, duke bërë një gjest të pahijshëm që nuk tregonte epsh" ndërsa "nuk zgjati mjaftueshëm".

“Më kapi të pasmet, më pas më tërhoqi me forcë. Kjo nuk është se një i moshuar po bën shaka me një vajzë adoleshente. Ato pak sekonda ishin mëse të mjaftueshme për të më bërë të ndjeja duart e tij mbi mua”, tha 17-vjeçarja për Corriere della Sera, siç raporton noa.al.

Me hashtag #10secondi ose "palpata breve" që përkthehet në "një prekje e shkurtër", burra dhe gra po postojnë video sensibilizuese në rrjetet sociale për të treguar se sa kohë janë 10 sekonda duke u shprehur kështu kundër vendimit të gjyqtarit.

Reagimi i parë erdhi nga aktori italian Paolo Camilli, i cili postoi një video në TikTok ku shihet duke fërkuar gjoksin për gati 10 sekonda. Më pas, pasuan qindra reagime.

Në praktikën botërore një vendim gjykate përdoret si precedent në gjyqet e mëparshme dhe ky precedent që u vendos rrezikon që të rritet abuzimi "i shkurtër" nga persona të papërgjegjshëm.