LAJME / E Mërkurë 17 Qershor 2026, 17:05

Vangjel Dule, Fahri Balliu dhe Nard Ndoka nisin planet për qeverinë e re/ Çpo ndodh

Pas një proteste historike, që ka shkundur themelet e pushtetit dhe ka futur në alarm çdo karrige qeveritare në Tiranë, opozita duket se ka vendosur të mos humbasë asnjë sekondë.

Edhe pse çelësat e Kryeministrisë nuk kanë mbërritur ende, në një tavolinë modeste ka nisur puna për ndarjen e pushtetit të ardhshëm.

Burime shumë pranë filxhanëve të kafesë bëjnë me dije se Vangjel Dule, Fahri Balliu dhe Nard Ndoka janë futur në konsultime intensive për përbërjen e kabinetit të ri.
Në tryezë thuhet se janë diskutuar ministritë më të rëndësishme, me një seriozitet që do ta kishte zili edhe një qeveri që sapo ka fituar zgjedhjet.

Ndërkohë, Edi Rama ndodhet përballë një situate që po bëhet gjithnjë e më e thellë. Protesta ka hyrë në ditën e 18-të dhe duket se nuk do të ndalet lehtë pasi të gjithë shqiptarët janë në këmbë.

Tre veteranët e politikës, të vendosur të mos lënë fatin e Shqipërisë në duart e të rinjve apo të ndonjë surprize të momentit, kanë marrë përsipër barrën e rëndë të tranzicionit. Sepse në politikën shqiptare një gjë mbetet e sigurt: para se të fitosh pushtetin, duhet ta ndash atë.

Dhe ndërsa vendi pret zhvillimet e mëdha, tavolina e konsultimeve mbetet në gatishmëri të plotë. Në fund të fundit, revolucionet mund të presin, por ndarja e ministrive jo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE