LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 22:10

Vajza e deputetes se njohur perfshihet ne ngjarjen e rende, detajet!

Publikimi i një raporti të Policisë së Kosovës, përmes së cilit del në pas se si Kaona Sylejmani, vajza e deputetes Adriana Matoshi, ishte ndaluar me substanca narkotike të llojit marijuanë, ka ngjallur debat mes fermerit që e publikoi dhe politikanes në fjalë, e jo vetëm.

Sipas dokumentit, vajza e Matoshit ishte kapur me marijuanë më 9 qershor të vitit 2025, kur ajo ka qenë 25 vjeçe.

Pas publikimit të raportit nga ana e fermerit Tefë Çekaj, deputetja Matroshi i ka cilësuar kritikat publike lidhur me vajzën e saj si sulme të papranueshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Matoshi ka thënë se fëmijët mund të bëjnë gabime, por sipas saj, të rriturit nuk duhet t’i sulmojnë ata për gabimet e tyre.

“Fëmijët edhe mund të bëjnë gabime, sepse janë fëmijë. Por ju jeni të rritur, të shitur dhe të sëmurë që e sulmoni një fëmijë pse ka bërë një gabim për vete”, shkroi Matoshi në reagimin e bërë.

Pas reagimit të Matoshit e cila e quajti vajzën e saj 25-vjeçare një fëmijë, rrjeti ka gumëzhirë nga reagimet e njëpasnjëshme ku të shumtë kanë qenë personat që i janë kundërpërgjigjur politikanes duke shkruar se mosha e vajzës e tregon haptazi se ajo nuk është e vogël.

“Por, Adriana Matoshi, kish vendos me u mbrojt me faktin se çika e saj është fëmijë.  E para punës, njeri 26 vjet nuk është i mitur. Pra nuk është fëmijë. Mbase ajo po do me thanë që është fëmija i saj.  Po është e vërtetë kjo. Po fëmijë të dikujt janë krejt njerëzit që vetë ajo e Vetëvendosja në përgjithësi iu organizon fushata linçuese” shkruan gazetari Lirim Mehmetaj.

Reagimet për rastin e vajzës së Adriana Matoshit kanë vijuar më tej, ku kjo e fundit u është përgjigjur kritikave të bëra për vajzën e saj, përmes një reagimi të bërë pasditen e sotme.

“Me dy engjëj në një botë të egër. Zot lart unë poshtë, nuk ka për të pasur bir nëne që do të na rrëzojë. Janë munduar me mish e shpirt në të katërta anët, por Zotin e kemi pasur mbështetësin tonë të përhershëm. Kështu që jepini zor sa të doni që të na mposhtni. Zoti do që të nga grijë lart e më lart. Kosova do të krenohet me këtë të dyja. Vetëm prisni dhe pak” shkruan Matoshi krah fotos së publikuar ku ajo shfaqet me dy vajzat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE