
VLORË- Të tjera detaje kanë dalë pas atentatit me armë zjarri të ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Vlorë, ku mbeti viktimë 41-vjeçari Leartiad Lekaj.
Mësohet se viktima nuk ishte i panjohur për drejtësinë, pasi më herët në dhjetor të vitit 2005, ai ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj.
Laert Keka, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Vlorë rezulton një person me precedent penal. Burime thonë se vite më parë, rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Vite më vonë është akuzuar edhe për vjedhje me dhunë. Viktima ka vuajtur mbi 10 vite burg.
