LAJME / E Premte 29 Shtator 2023, 13:01

U nda nga e dashura, lojtari francez tenton të hidhet nga ura, ushtria zbret në zonë

Një futbollist i ekipit francez, Nicë po tenton të kryejë vetëvrasje.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se Aleksis Beka Beka ndodhet në urën Magnan teksa është 100 metra mbi tokë.

Në vendngjarje tashmë ndodhet ushtria si dhe shërbimet e emergjencës, teksa po tentojnë të kryejnë negociata me futbollistin.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet dhe një psikologe që ka shkuar për të ndihmuar 22-vjeçarin

Pas kësaj ngjarje të rëndë është krijuar një bllokim trafiku prej 5 km dhe një korsi trafiku është neutralizuar.

Mediat italiane zbulojnë se futbollisti kërkon ti jap fund jetës për shkak të ndarjes nga e dashura.

Raportohet se ai nuk e përballoi dot ndarjen nga e dashura, duke e shtyrë veten në këtë akt dëshpërimi.