LAJME / E Hënë 11 Mars 2024, 13:01

U kap me kokainë dhe pistoletë, ja masa e sigurisë e caktuar nga gjykata për nipin Armand Dukës, Edevaldo Haxhiu ndihmoi që të fshihej bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer

Edevaldo Haxhiu, personazh i njohur për policinë, u vu në prangat e policisë këtë të shtunë pasi në makinë iu gjet një pistoletë me krehër e municion luftarak. 39-vjeçari u kap në rrugën “Frang Bardhi”’ dhe në makinë iu gjet edhe një sasi kokaine.

Ndërkohë sot është caktuar edhe masa e sigurisë "Arrest me burg" për nipin e Armand Dukës, Edevaldo Haxhiu.

Kujtojmë se Haxhiu rezulton emër i njohur pasi ndihmoi që të fshihej bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer, i arrestuar më herët në vendin tonë. Edevaldo Haxhiu, nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar vendndodhjen e Faruk Fatih Özer, i cilësuar si “bosi i kriptomonedhës” turke.

I arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua nga policia shqiptare në gusht të 2022.

28-vjeçari turk u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve.