LAJME / E Shtunë 2 Shtator 2023, 15:03

U godit me sende të forta bashkë me të vëllain, zbardhen detaje të reja, si nisi sherri mes policit dhe personave të tjerë në Tiranë

Dalin në dritë detaje lidhur me sherrin e ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën ‘Besim Alla’ në Tiranë, ku një efektiv policie dhe vëllai i tij u dhunuan nga disa persona dhe përfunduan në spital.

Mësohet se shkak i sherrit është bërë një borxh. Punonjësi i policisë dhe vëllai i tij kanë qenë duke lëvizur në zonë, kur këta persona i kanë parë dhe i kanë ndaluar.

Personat e tjerë i kanë kërkuar një shumë parash vëllait të efektivit pasi pretendonin se borxhi dhe konflikti mes tyre ishte i vjetër. Në sherr e sipër, ata janë goditur me sende të forta si shkopinj e gurë.

Efektivi që ishte jashtë shërbimit dhe vëllai i tij u dëmtuan nga sendet e forta. Sipas policisë, ata janë dërguar në spital për shkak të dëmtimeve të marra por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.