
Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi në Belgjikë i Gert Gjinarari, i njohur ndryshe edhe si “Gert Gjenerali”, i cili konsiderohet si një nga emrat më të njohur të botës së krimit shqiptar. Policia bëri se 52-vjeçari posedonte në momentin e ndalimit dokumente italiane të falsifikuara.
Gjinarari është dënuar me burg të përjetshëm për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
52-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit si i forti i Tiranës, Naim Zyberi, në vitin 1997 në Itali.
Ndërkohë në media është publikuar fotoja e 52-vjeçarit, i cili tashmë duket në një pamje, ku shfaqet i transformuar.
Në vitin 2019, Gjinarari u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, me pretendimin se shkak i lirimit të Gjinararit nga burgu ishte normalizimi i marrëdhënieve të tij me trashëgimtarët e viktimës. Ky vendim, në atë kohë, shkaktoi reagime të forta dhe polemika në opinionin publik.
Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e lirimit, duke urdhëruar rikthimin e tij në burg për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.
Por Gert Gjinarari nuk u gjet nga policia dhe më pas u shpall në kërkim ndërkombëtar. Ditët e fundit, ai është arrestuar nga policia belge.
Ndërkohë, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në vendin tonë, ku do të vuajë dënimin deri në fund të jetës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
