
Një turist gjerman është aksidentuar teksa po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Përmet–Çarçovë.
Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari Klaus Mèler po lëvizte së bashku me një grup miqsh të tij, të cilët gjithashtu po udhëtonin me
biçikleta, kur ka pësuar aksidentin. Si pasojë, ai ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e qafës.
Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila sipas burimeve ka transportuar të dëmtuarin për trajtim të specializuar mjekësor. Mësohet se autoambulanca ka mbërritur rreth dy orë pas njoftimit për ngjarjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
