
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri të ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në qendër të Podujevës. Ngjarja ka shkaktuar alarm në zonë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendin ku u raportuan të shtënat për të siguruar perimetrin dhe për të nisur hetimet.
Lajmi është konfirmuar për Euronews Albania nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Sipas tij, rreth orës 13:30 policia ka marrë njoftimin për të shtëna me armë zjarri në Podujevë dhe patrullat janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.
Nga informacionet e para dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e të lënduarve.
Ndërkohë, njësitet policore vijojnë veprimet operativo-hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë. Policia pritet të japë më shumë detaje në vijim, ndërsa hetimet janë ende në fazën fillestare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
