LAJME / E Enjte 28 Shtator 2023, 18:06

Tre të vrarë në një natë Suedi në përplasjet me armë dhe shpërthime, pas përshkallëzimit të luftës mes bandave

Një grua vdiq dje nga një shpërthim në perëndim të Stockholm ndërsa dy burra u vranë në përplasje të tjera me armë.

Tre njerëz u vranë dje në Suedi në incidente të ndryshme, në një përshkallëzim të dhunës së lidhur me rivalitetin e bandave të krimit. Të mërkurën një burrë u vra dhe një tjetër u plagos në Jordbro, vetëm disa orë pasi një 18-vjecar u qëllua për vdekje në një zonë urbane të Stockholm.

Ndërsa natën e mbrëmshme një vajzë e re humbi jetën Uppsala, pranë Stockholm, për të cilën mediat thonin se nuk kishte lidhje me atentatin.

Vdekjet e çojnë në 11 numrin e viktimave të tilla për këtë muaj në Stokholm, njoftonte rrjeti vendas SVT, duke e kthyer në muajin më të dhunshëm që prej nisjes së statistikave në 2016.

Nuk dihet nëse tre incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën por mediat thonin se janë konflikte mes bandave kriminale, që përfaqësojnë një problem në rritje në Suedi.

Qeveria vendase e qendrës së djathtë ka tentuar të ashpërsojë ligjet kundër dhunës së bandave kryesisht të komuniteteve minoritare si turke e afgane, por deri tani aktiviteti vijon te jete qenë në rritje.

Në fillim të javës, ministri i drejtësisë Gunnar Strömmer përsëri ti se qeveria do të rrisë dënimet për zotërim armësh e eksplozivësh me legjislacionin e ri.