LAJME / E Mërkurë 22 Nëntor 2023, 14:02

Tre të miturit u aksidentuan në Sarandë, arrestohet babai i shoferit

Policia e Sarandës ka arrestuar babain e shoferit tq mitur, pronari i mjetit tip “Benz” me të cilin udhëtonin 3 adoleshentët që u aksidentuan mbrëmjen e djeshme në aksin Stjar-Bakaj.

Gjithashtu është vënën nën hetim, në gjendje të lirë djali i tij, Orgest Kalo 14 vjeç i cili drejtonte mjetin.

Mësohet se gjendja e tre të rinjve që u transportuan në spitalin e Traumës tani është e qëndrueshme.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Stjar-Bakaj, pasi 14 vjeçari që drejtonte Benzin humboi kontrollin dhe doli nga rruga