LAJME / E Enjte 14 Dhjetor 2023, 16:04

Tragjike në Lushnje! Digjet banesa, humb jetën i moshuari. Shpëton bashkëshortja

TIRANË- Një banesë ka marrë flakë gjatë natës në fshatin Bubullimë në Lushnje.

Zjarri në rënë në banesën që jetonin çifti i të moshuarve Kristina dhe Koli Koçi.

Mësohet se nga zjarri ka humbur jetë 82-vjeçari Koli Koçi, ndërkohë që bashkëshortja ka arritur që të shpëtojë.

Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit që i morën jetën të moshuarit.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.