
Të paktën shtatë persona humbën jetën, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit në Vietnam.
Sipas Ministrisë së Sigurisë Publike, autobusi po udhëtonte nga provinca Lam Dong drejt qytetit Ho Chi Minh kur shpërtheu zjarri.
Flakët u përhapën me shpejtësi, duke bllokuar shumë prej pasagjerëve brenda mjetit me 24 vende.
Pesë pasagjerë arritën të shpëtonin, por mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
