
Një fëmijë trevjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi ra në një pellg uji gjatë mbrëmjes së së shtunës në Crosby, Britani të Madhe.
Shërbimet emergjente u njoftuan për ngjarjen në një pronë në rrugën Brownmoor Lane, pasi u raportua se një djalë i vogël kishte rënë në pellg.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe të ambulancës, ndërsa fëmija është transportuar me urgjencë në spital për trajtim. Megjithatë, ai fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë dhe është shpallur i vdekur, raporton Daily Star, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se vdekja e fëmijës nuk po trajtohet si e dyshimtë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
