
Një 54-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi traktori që drejtonte u përmbys në zonën e fshatit Podmoll, në afërsi të Prilepit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, më **16 korrik 2026**, rreth orës **20:00**, në SPB Manastir është raportuar se në territorin e fshatit **Podmoll**, komuna e Prilepit, është gjetur një traktor i përmbysur, i cili më herët drejtohej nga **M.T. (54)** nga fshati **Kanatlarci**.
Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, 54-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekjen e tij e ka konstatuar një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore në Prilep.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i Njësisë për Punë të Brendshme në Prilep.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
