LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 17:05

Tragjedi në Shkup: Dy persona humbin jetën dhe disa të lënduar në një aksident të rëndë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën e re ekspres Prilep–Gradsko, pranë kthesës për në Kavadar, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të konfirmuara për mediat nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Kavadar dhe Njësia Territoriale Kundër Zjarrit, në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur drejtpërdrejt me njëra-tjetrën.

Drejtuesi i Ndihmës së Shpejtë në Kavadar, doktori Antoan Parakeov, bëri të ditur se në njërin automjet kanë humbur jetën një burrë dhe një grua. Ndërkohë, një person 39-vjeçar nga Prilepi, që ndodhej në automjetin tjetër, ka pësuar lëndime të rënda.

I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit për trajtim mjekësor.

Dëshmitarët që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë deklaruar se ekipet e Ndihmës së Shpejtë dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit. Zjarrfikësit kanë nxjerrë nga automjeti personin e mbijetuar, i cili më pas është dërguar me urgjencë në spital.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditura shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE