
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën shtetërore SS89, mes Foggias dhe Manfredonias, në Itali.
Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur mes orës 04:30 dhe 05:00, kur një automjet tip “Opel Corsa”, me të cilin po udhëtonin tre të rinj, ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk janë sqaruar.
Dyshohet se drejtuesi i automjetit, Luigi Narciso, 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili është përplasur me një skarpatë anësore dhe më pas është rrokullisur disa herë. Një nga pistat kryesore që po hetohet nga autoritetet është mundësia që shoferin ta ketë zënë gjumi në timon.

Për shkak të forcës së përplasjes, automjeti është shkatërruar pothuajse tërësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë zjarrfikësit, ekipet e emergjencës dhe policia, pasi janë njoftuar nga drejtues të tjerë mjetesh që kalonin në atë segment rrugor.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, Luigi Narciso, si dhe dy pasagjerët, një djalë dhe një vajzë nga Manfredonia, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik.
Sipas ekipeve të shpëtimit, përplasja ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme, ndërsa skena që kanë gjetur në vendngjarje është përshkruar si dramatike.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e plotë të aksidentit fatal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
