
Një tragjedi e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Greqi, ku një fëmijë 6-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në pishinën e një banese.
Sipas raportimeve, fëmija ndodhej me nënën e tij 32-vjeçare, e cila punonte si pastruese në një shtëpi dykatëshe në zonë.
Në rrethana që po hetohen nga autoritetet, vogëlushi dyshohet se i shpëtoi vëmendjes së nënës ndërsa ajo po pastronte katin e parë të shtëpisë. Pak çaste më vonë, ajo e gjeti djalin pa ndjenja në pishinë.
Menjëherë u njoftua shërbimi i urgjencës, ndërsa ekipet e shpëtimit nisën përpjekjet për ta rikthyer në jetë, duke i kryer reanimim kardiopulmonar (CPR).
Fëmija u transportua në Qendrën Shëndetësore të Pylosit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe ekipit të emergjencës, ai u shpall i vdekur rreth orës 16:30.
Policia e Pylosit ka nisur hetimet paraprake për të sqaruar rrethanat e sakta të kësaj tragjedie, ndërsa është urdhëruar edhe kryerja e autopsisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
