LAJME / E Shtunë 6 Qershor 2026, 18:06

Tragjedi e madhe ne vendin tonë! Vajza vr*et nënën e saj me thikë! - detaje tronditëse

KURBIN – Një ngjarje e rëndë dhe e mbytur në fshehtësi është zbardhur nga strukturat e Policisë së Shtetit në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit. Përmes një operacioni të koduar “Enigma”, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka zbuluar një vrasje brenda familjes, e cila fillimisht ishte tentuar të kalohej si vdekje natyrale.

Në pranga ka përfunduar Viola Shpani 57-vjeçare, e cila dyshohet se ka ekzekutuar me thikë nënën e saj të moshuar Dave Shpani, 85 vjeçe, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet penalisht edhe mjekja që lëshoi kartelën e vdekjes pa raportuar krimin në polici Anila Lleshi.

Policia zbulon krimin përmes rrugëve operative

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 30 prill 2026, ditë kur ndërroi jetë shtetasja Dave Shpani, 85 vjeçe. Në atë kohë, familjarët pretenduan se e moshuara kishte vdekur për shkaqe natyrale dhe trupi i saj u përcoll për në banesën e fundit pa asnjë njoftim ndaj autoriteteve të rendit.

Megjithatë, Policia e Lezhës arriti të siguronte të dhëna në rrugë operative se pas vdekjes së të moshuarës fshihej një skenar kriminal. Mbi bazën e këtyre dyshimeve të arsyeshme, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, i cili nisi verifikimet e thelluara.

Autore vajza me probleme të shëndetit mendor

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera së fundmi, rezultoi se 85-vjeçarja nuk kishte vdekur nga shkaqe natyrale, por kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta të marra nga goditjet me një mjet prerës (thikë).

Si autore e dyshuar e këtij krimi makabër rezulton vajza e saj, shtetasja Violeta Shpani, 57 vjeçe, e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, kjo shtetase vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor. Ndaj saj është ekzekutuar masa e ndalimit për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në cilësinë e provës materiale, ekspertët kanë sekuestruar thikën e përdorur në krim, si dhe prova të tjera të vlefshme që lidhen me ngjarjen.

Procedohet mjekja, plotësoi aktin si “vdekje natyrale”

Pjesë e dosjes hetimore është bërë edhe shtetasja Anila Lleshi, me profesion mjeke. Ndaj saj ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Mjekja akuzohet se ka plotësuar dokumentacionin zyrtar duke e cilësuar vdekjen e 85-vjeçares si natyrale, pavarësisht shenjave të dhunës apo plagëve të thikës, dhe ka shmangur detyrimin ligjor për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit për një vdekje të dyshimtë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën intensive për dokumentimin e plotë ligjor të të gjithë dinamikës dhe për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në fshehjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Enigma”.

Zbardhet një ngjarje kriminale, vrasje në familje, e ndodhur në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin.

Dyshohet se ka vrarë nënën e saj me mjet prerës (thikë), vihet në pranga 57-vjeçarja.

Procedohet penalisht edhe një shtetase (mjeke), e cila ka plotësuar aktin si vdekje natyrale dhe nuk ka raportuar në Polici rastin.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë siguroi të dhëna në rrugë operative se në fshatin Fushë Mamurras kishte ndërruar jetë një 85-vjeçare më datë 30.04.2026, duke u pretenduar vdekje natyrale dhe pa u raportuar në Polici.

Nga të dhënat e siguruara nga Policia lindën dyshime të arsyeshme për një ngjarje kriminale.

Bazuar në informacionet e siguruara, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në bashkëpunim me Prokurorinë nisi menjëherë veprimet verifikuese dhe hetimore në lidhje me rastin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, shtetasja V. Sh., e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetases V. Sh., 57 vjeçe, banuese në Fushë-Mamurras, e dyshuar si autore e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), si dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Gjithashtu, janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen A. Ll., mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e cila ka plotësuar aktin e vdekjes, duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe duke mos e raportuar në Polici vdekjen e 85-vjeçares.

Në bashkëpunim me Prokurorin vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe, nëse ka persona të tjerë të përfshirë, për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE