LAJME / E Mërkurë 11 Tetor 2023, 17:05

Tmerri në Izrael/ Momenti kur dy terroristët e Hamasit tentojnë të rrëmbejnë dy vajza

Sderot, me një popullsi prej 30,000 njerëzish, tri kilometra larg Rripit të Gazës,

ishte një nga qytetet e para që e pagoi me gjak pushtimin e Hamasit në Izraelin jugor.


Në një video që qarkullon në rrjetet sociale,

shihen dy gra që përpiqen të arratisen ndërsa një furgon i bardhë me terroristë të armatosur rëndë u afrohet atyre.


Gratë u detyruan të vrapojnë dhe të fshihen pas automjetit të tyre derisa ushtarët izraelitë arritën të largojnë terroristët.

Në fakt, nga shkëmbimi i zjarrit duket se njëra prej vajzave ka mbetur e plagosur. Incidenti ndodhi të shtunën, menjëherë pas sulmit të befasishëm të grupit islamik ndaj Izraelit.