
Mijëra banorë të Tiranës dhe jo vetëm, protestojnë prej më shumë se një muaji në bulevardin qendror të kryeqytetit për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa lëvizja ka marrë emrin “Revolucioni i Flamingove”.
Është gati e pabesueshme ta mendosh por nesër në “zemër” të Zvërnecit do të organizohet një event madhështor, një festival me muzikë 24 orë që do të presë mijëra fansa të muzikës elektronike.
Për ironi të protestës, reklamat e shumta po shfaqen në të gjithë “ledwall-ët” e Tiranës dhe njoftojnë të rinjtë e kryeqytetit që të marrin pjesën në këtë koncert në Zvernec.

Organizatorët bëjnë me dije se Festivali Sundance është një përvojë 4-ditore dhe 4-netëshe e muzikës elektronike që mbahet në parajsën natyrore të Zvërnecit, duke ngritur 3 skena, muzikë pa ndërprerje 24 orë dhe mbi 50 artistë ndërkombëtarë dhe vendas.

Festivali fillon pasditen e 9 korrikut dhe vazhdon vazhdimisht deri në natën e 12 korrikut, ndërsa organizatorët e “Sundance” kërkojnë që edhe rinia e Tiranës të braktisë protestën që synon mbrojtjen e Zvërnecit, dhe të shkojë në plazhin e lakmuar të jugut për “t’u harbuar” me muzikë elektronike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
